Ilaçi që parandalon plakje

  • 14 September 2019 - 14:31
Ilaçi që parandalon plakje

Rapamicina, emërtim ky që përkon me antibiotikë të ndryshëm, është prodhim i baktereve që jetojnë në ishullin e Pashkëve, në jug të Oqeanit të Qetë. Përdoret si ilaç, i cili parandalon refuzimin e organeve pas transplantimit.

Hulumtimet kanë vërtetuar se si rapamicina mund ta ngadalësojë procesin e plakjes. Rapamicina është preparat përplot me befasi. Kështu befasia e parë ishte kur ekspertët kanë vërtetuar zgjatjen e jetës së eukarioteve. Jetëgjatësia e tyre ishte zgjatur për 28-38 për qind, që është rezultat i pabesueshëm.

TRETMANI KUNDËR PLAKJES

Më pas pasoi edhe një befasi tjetër. Jetëgjatësia e minjve pas fillimit të tretmanit 20 muajsh ishte zgjatur për 9-14 për qind. Nëse ky tretman do të aplikohej te njerëzit, do të ishte tretman kundër plakjes. Natyrisht, që sikurse secili ilaç posedon efektet e dëmshme anësore. Ilaçi lehtëson infeksionet dhe lehtë vjen deri te infeksionet banale, që shkaktojnë probleme të mëdha. Pra, ky fakt lë hapësirë për më shumë studime, dhe se ilaçi nuk është për përdorim të gjerë në popullatë.

(Kosova Sot Online)