Dieta që po mahnit botën me efektin e saj

  • 14 September 2019 - 14:34
Dieta që po mahnit botën me efektin e saj

Në dietën e shpikur nga francezi Alain Delabos, të ashtuquajtur "Dieta Krono", duhet të respektoni mënyrën e kombinimit të ushqimit, karbohidratet dhe proteinave. Shujtat nuk guxoni t'i tejkaloni.

Me rëndësi është të keni tri shujta, midis tyre duhet të ketë një periudhë kohore prej pesë orë, në mënyrë që ta rregulloni nivelin e sheqerit dhe insulinës në organizëm. Me këtë dietë sugjerohen edhe ushtrime. Ushtrimi më i mirë është kombinimi i ecjes së shpejtë dhe të ngadalshme.

Mund të ushtroni në mëngjes apo gjatë ditës. Ushqimet që duhet shmangur edhe atëherë kur të arrini peshën e dëshiruar janë qumështi, sheqeri, mielli i bardhë si dhe jogurti. Mund të humbni peshë gradualisht e kilogramët nuk kthehen nëse ju përmbaheni rregullave.

MENYJA E USHQIMIT SIPAS DIETËS KRONO KAFJALLI:

Hani karbohidrate, proteina, yndyrë. Por, do të duhej të keni kujdes të shmangni miellin e bardhë dhe misrin. Ju lejohet të konsumoni millin nga: elbi, thekra, hikërrori, tërshëra.

DREKA:

Do të duhej të hanit proteina të forta, i mishi i viçit apo i qengjit, por pa karbohidrate, përkatësisht bukë. Nëse hani karbohidrate, atëherë me to merrni dhe perime. Po ashtu duhet të hani sa më shumë perime përmes sallatës.

DARKA:

Po ashtu proteina, por të lehta, si mishi i bardhë apo mishi i peshkut. Nganjëherë me sallatë mund të konsumoni edhe djathë të ri, por vetëm atëherë kur të keni dalë nga faza e dobësimit. Edhe për darkë kombinoni vetëm perime të gjelbra.

ËMBËLSIRAT:

Ëmbëlsirat, por edhe pemët, hani ekskluzivisht në orët e pasdites, midis drekës dhe darkës, kurrsesi në mëngjes. Burimi më i mirë është çokollata e zezë me minimum 70 për qind kakao.

NËSE DËSHIRONI MË SHUMË DOBËSIM:

Aplikohet restrikcion. Gjatë kësaj periudhe në tërësi largohen zamra dhe pemët, sepse posedojnë sheqer. Po ashtu, nga ushqimi largohen edhe të gjitha perimet me niseshte, si dhe karbohidratet për drekë.