Gështenja -burimi natyral i energjisë dhe shëndetit

  • 14 September 2019 - 14:42
Gështenja -burimi natyral i energjisë dhe shëndetit

Gështenja pastron gjakun dhe forcon sistemin imun. Vështirë tretet, prandaj edhe dhuron energji, sepse posedon shumë karbohidrate, proteina, sheqer, yndyrë dhe celulozë. Është shumë i ushqyeshëm, përmban minerale me vlera të larta ushqyese, si dhe vitamina, si magnezi, kalciumi, kaliumi, fosfori, hekuri, pothuajse dhe të gjitha vitaminat e kompleksit.

Përdoren në mënyra të ndryshme, të gatuara, pjekura, si pire, të thara me miell, në shumë gjella të ëmbla dhe të njelmëta. Gjethet e gështenjës përdoren për çaj. Përmbajnë 95 për qind taninë, vitamina K, i cili parandalon gjakderdhjet sepse tkurrë enët e gjakut.

Mjalti nga gështenjat po ashtu është ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen e ushqimit, mbron mëlçinë, ndikon në qarkullim më të mirë të gjakut. Për sa i përket gështenjës së egër, frutat e saj përdoren në mjekësinë popullore, në shërimin e problemeve me venat dhe reumën. Gështenja e egër posedon substancën "escina", që është përgjegjës për forcimin e mureve të kapilarëve dhe venave, si dhe ndihmon te sëmundjet nën lëkurë.

(Kosova Sot Online)