6 frutat që ju ndihmojnë të humbni në peshë

  • 15 September 2019 - 11:09
6 frutat që ju ndihmojnë të humbni në peshë

MOLLËT

A e keni ditur se mollët janë fruta më e mirë që ju ndihmon të humbni në peshë? Konsumoni një mollë në ditë, pasi që është super-ushqim, e pasur me fibra dhe me pak kalori. Mollët po ashtu përmbajnë vitamina dhe minerale. Këta përbërës ju mundësojnë që në mënyra të ndryshme të humbni në peshë. Sigurohuni që ta hani një mollë për çdo ditë për t'u dobësuar!

DARDHËT

Dardhët janë super-fruta për të humbur në peshë, pasi që janë të pasura me fibra. Në fakt, shumica e pemëve nuk mund të krahasohen me sasinë e fibrave që ofrojnë dardhat. Sasia e lartë me fibra ju ndihmon që të ndiheni të ngopur, që ndihmon në humbjen e peshës. Është frutë që po ashtu ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ndikon mirë për shëndetin e zemrës, pasi që posedon edhe kalium.

BANANET

Bananet janë një fruta që lehtë treten, janë të shëndetshme dhe kanë shije të këndshme. Bananet posedojnë shumë fibra dhe kalium, që ju ndihmon në heqjen e kilogramëve shtesë. Bananet janë i vetmi frutë që është burim i fortë me vitamina B6. Vitamina B6 ju ndihmon ta forconi dhe ta përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe ta ulni rrezikun nga sëmundjet e zemrës

BORONICAT

Boronicat janë një frutë i veçantë me nivelin më të lartë të antioksiduesve. Boronicat luftojnë faktorët që rezultojnë me sindromën metabolike. Kjo do të thotë se boronicat luftojnë hipertensionin, mbipeshën dhe kolesterolin. Ndoshta nuk e keni ditur se në bazë të një studimi në Teksas, boronicat luftojnë edhe qelizat dhjamore.

DREDHËZAT

Dredhëzat janë frutë i mahnitshëm për humbje në peshë, sepse promovojnë prodhimin e hormonit adiponektinë dhe leptinë, që të dyja hormone që djegin dhjamet. Kjo ndikon në përshpejtimin e metabolizmit. Vetëm mos harroni po ashtu të merreni me ushtrime. Dredhëzat posedojnë enzima që luftojnë inflamacionet, që ndihmojnë në shërimin e lëndimeve të brendshme, madje edhe dëmtimin e nyjave.

GREJPFRUTI

Ndoshta grejpfruti nuk është aq i mirë po ta konsumoni për çdo ditë. Por, lajmi i mirë është se konsumimi i grejpfrutit ndikon në shkrirjen e dhjamit. Në fakt, ekspertët pohojnë se konsumimi i vetëm një gjysmë grejpfruti, para shujtës, ndikon të humbni në peshë. Dhe, grejpfruti posedon pak kalori, dhe është i pasur me shumë fibra. Konsumoni gjysmë grejpfruti në mëngjes dhe arrini qëllimin tuaj për të humbur në peshë.

(Kosova Sot Online)