Vera, frutat me lëvore të fortë dhe çokollata, për eshtra të fortë

  • 15 September 2019 - 17:15
Vera, frutat me lëvore të fortë dhe çokollata, për eshtra të fortë

Resveratoli, substanca që gjendet në verën e zezë, rrush, kakao dhe në frutat me lëvore të fortë, posedon përbërës kundër inflamacioneve që mund ta parandalojnë zvogëlimin e dendësisë së eshtrave. Shkencëtarët danezë kanë ardhur deri te ky zbulim, i cili ndikon hatashëm në shëndetin e eshtrave.

"Hulumtimi ynë tregon që resveratoli stimulon prodhimin e qelizave të eshtrave", thotë mjekja Mery Jul Erstrup, e cila ishte pjesë e ekipit hulumtues. Në studim kishin marrë pjesë 66 meshkuj të moshës së mesme, të cilët vuanin nga sindroma metabolike. Për 16 javë rresht ata kishin marrë dozë prej 500 mg ose 75 mg resveratol ose palcebo.

Te personat që kishin marrë dozë të resveratolit ishte vërejtur rritje e dendësisë së eshtrave për 2.6 për qind. Shkencëtarët pajtohen se rezultatet e treguara janë premtuese, por se nevojiten të bëhen edhe disa studime dhe teste shtesë.

(Kosova Sot Online)