Pesë ushqimet që ju dhurojnë energji për kthjellim të shpejtë

  • 15 September 2019 - 17:18
Pesë ushqimet që ju dhurojnë energji për kthjellim të shpejtë

Me siguri e keni vërejtur se disa artikuj ushqimorë ju dhurojnë energji, derisa nga disa artikuj të tjerë vetëm ju flihet. E vërteta është se ekziston ushqimi që duhet shmangur në mëngjes, sepse tretet ngadalë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Bademi

Këto fruta me lëvore të fortë janë burim i shëndetshëm i yndyrave të shëndetshme dhe proteinave, si dhe ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Çokollata e zezë

Harrojeni kafenë me qumësht dhe lirisht merrni një pjesë çokollatë. Por, me rëndësi është që çokollata të jetë kualitative, me së paku 70 për qind kakao. 

Bananet

Janë të pasura me kalium dhe vitamina, kështu që janë ushqim i mirë për një drekë të ekuilibruar.  Janë të shkëlqyeshme, pasi që stabilizojnë nivelin e gjakut në sheqer, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Vezët

Janë kafjalli më i popullarizuar në mbarë botën, prandaj nuk janë aq popullore pa arsye. Në fakt, vezët në mëngjes ju furnizojnë me proteina dhe hekur.

Agrumet

Agrumet, si limoni, portokajtë, janë përplot me vitamina C dhe lehtë ju kthjellin me shijen e tyre. Një nga këshillat më të mira në botë është që në mëngjes të pini ujë me limon. 

(Kosova Sot Online)