Me pushim kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë

  • 16 September 2019 - 08:33
Me pushim kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë

Ilaçi më i mirë kundër ftohjes dhe temperaturës së lartë është pushimi, këshillon revista shëndetësore gjermane "Naturartz". Marrë parasysh që marrja e ilaçeve për uljen e temperaturës mundet në mënyrë subjektive ta përmirësojë gjendjen, pacientët shpesh, duke u ndier më mirë, ngrihen nga shtrati dhe bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme dhe nuk pushojnë sa duhet.

Temperatura e lartë është e rëndësishme në luftën kundër infeksioneve. Janë pikërisht dy bimë magjike, rrepa dhe hudhra, që largojnë bakteret dhe viruset dhe forcojnë sistemin imun. Po ashtu revista gjermane ju sugjeron që të konsumoni sa më shumë pemë dhe perime.

(Kosova Sot Online)