Lëvoret e vezës si ilaç për shumë sëmundje

  • 16 September 2019 - 15:51
Lëvoret e vezës si ilaç për shumë sëmundje

Lëvoret e vezës përmbajnë 90 për qind kalcium dhe janë burimi më i mirë natyral i këtij minerali, e pos kalciumit, lëvorja e vezës trupin e njeriut e furnizon edhe me: hekur, bakër, mangan, zink, fluor, fosfor, krom molibden. Mu për këtë arsye, shumë ekspertë sugjerojnë lëvoren e bluar të vezës si shtesë për kalcium.



PUNA E GJËNDRAVE TIROIDE

Lëvoret e 8 vezëve i pastroni mirë dhe i thani. Më pas i imtësoni dhe i vendosni në lëng nga 2 limona dhe i lini në frigorifer për disa ditë. Kur lëvoret të jenë tretur, lëngun e përzieni me 1 l alkool dhe 1 kg mjaltë. E lini të qëndrojë 7 ditë para përdorimit. Merrni 2-4 herë në ditë nga një lugë, pas ushqimit.

KUNDËR GASTRITIT, TË THATIT

Një lugë me lëvore të bluara të vezëve e përzini me 1 lugë sheqer dhe 1 lugë arra të bluara. E merrni për 20 ditë, 3 herë në ditë nga 1 lugë.

PËR FORCIMIN E ORGANIZMIT

Lëvoret nga 4-5 vezë i pastroni, i shtypni dhe i vendosni në 3 I ujë. Ujin e ruani në frigorifer 7 ditë dhe ta përdorni më pas si ujë për pije. Çdo ditë merrni 2-3 gota ujë me pak lëng limoni.

(Kosova Sot Online)