A është çelësi i luftimit të mbipeshës konsumimi i karotave dhe brokolit?

  • 17 September 2019 - 08:32
A është çelësi i luftimit të mbipeshës konsumimi i karotave dhe brokolit?

Konsumimi i një apo dy porcioneve të perimeve me gjethe të gjelbër dhe portokajve është zbuluar të ketë ndikim në zvogëlimin e mbipeshës te fëmijët, që mund të ndërlidhet me diabetin, tipin 2, si dhe me sëmundjet e zemrës dhe të mëlçisë.

Pavarësisht nëse të rinjtë që kishin marrë pjesë në studim kishin humbur në peshë, përzgjedhja e perimeve të duhura është pjesë kritike e enigmës, pohojnë ekspertët. Ekipi i studiuesve në universitetin e Teksasit dhe në Kaliforninë jugore kanë zbuluar që rritja e konsumimit të spinaqit dhe të brokolit, e po ashtu edhe të karotave, gjatë dietës së aplikuar te fëmijët ka ndikuar në reduktimin e "yndyrave të dëmshme" te fëmijët. Studimet po ashtu kanë zbuluar që niveli i insulinës te fëmijët me mbipeshë, që kishin marrë pjesë në studim, po ashtu ishte përmirësuar.

(Kosova Sot Online)