Pilulat mund ta reduktojnë ankthin që shkakton dhimbje psikologjike

  • 17 September 2019 - 08:38
Pilulat mund ta reduktojnë ankthin që shkakton dhimbje psikologjike

Disa nga zonat e trurit të përfshira në dhimbjen fizike po ashtu janë të përfshira në sikletin mendor, pohojnë studiuesit. Marrja e pilulave, të cilat janë të dizajnuara për ta ndalur dhimbjen, po ashtu mund të përdoren për ta reduktuar situatën e dhimbjeve që na shkaktojnë dhimbje psikologjike, si shpenzimi i të hollave apo shitja e pronës. Studiuesit amerikanë vullnetarëve iu kishin dhënë dy paracetamola dhe dy placebo.

Pas gjysmë ore, pasi që paracetamoli kishte kohën për të vepruar, ata ishin pyetur të zgjedhin midis dy enigmave, se cilën prej tyre do të dëshironin ta zgjidhnin. Normalisht, pasi që kishin zgjedhur midis dy gjërave, të njëjta për nga atraktiviteti, ne kemi racionalizuar vendimin duke pretenduar se neve kurrë nuk na ka pëlqyer ajo që e kemi refuzuar.

Kjo, sipas studiuesve, zgjedhjen e bën më pak të dhimbshme. Por, kur vullnetarëve u ishte kërkuar që ta klasifikojnë enigmën për të dytën herë, ata që kishin marrë paracetamol kishin refuzuar enigmën më pak të ashpër se sa të tjerët.

(Kosova Sot Online)