Ilaçet natyrale nga lakra
Lakra mundet ta përmirësojë pasqyrën e gjakut dhe ta qetësojnë infeksionin e zorrëve. Ja disa nga mënyrat si mund ta përdorni lakrën si ilaç natyral.
DIARREJA DHE TË THATIT NË LUKTH
Nëse merrni një apo dy gota lëng të freskët nga lakra, çdo ditë, midis shujtave, mund ta hiqni qafe diarrenë apo infeksionin e zorrëve. Tri gota lëng nga lakra janë ilaçi më i mirë kundër të thatit në lukth.
PAGJAKËSIA
Shkaku i sasisë së madhe me kripëra mineralesh, vitamina dhe klorofil, personave që vuajnë nga pagjakësia ju sugjerohet të hanë lakër të papërpunuar apo të gatuar në avull dhe çdo ditë të pinë dy gota lëng nga lakra.
DHIMBJET E KOKËS PAS DEHJES
Dhimbjet e kokës që shkaktohen pas konsumimit të alkoolit mund të zbuten dhe të largohen madje në tërësi me konsumimin e 2 deri 4 decilitrave lëng të lakrave turshi.
PLAGËT
Përbërësit shërues të lakrës janë mirë të njohur edhe kur bëhet fjalë për plagët dhe shërimin e tyre. Gjethet e gjelbra të lakrës pastrohen mirë. Para se t'i vendosni në plagë apo vendin ku ndjeni dhimbje, ngrohen ngadalë në furrë apo me hekur.
(Kosova Sot Online)