A është ky një fakt se lodhja kronike ekziston?

  • 18 September 2019 - 08:34
A është ky një fakt se lodhja kronike ekziston?

Truri i atyre që janë të diagnostikuar me sindromën e lodhjes kronike ndryshon në krahasim me njerëzit e shëndoshë, kanë zbuluar shkencëtarët. Ky studim shton të vërteta rreth legjitimitetit të kësaj gjendje, që është në pikëpyetje.

Ekipi i studiuesve nga shkolla e mjekësisë në Stanford besojnë se zbulimet e tyre sjellin diagnozë më definitive rreth sindromës dhe rreth një trajtimi më të mirë. Abnormalitetet e identifikuara në këtë studim janë publikuar në revistën "Radiology".

Autori udhëheqës i studimit, Michael Zeineh, thotë: 'Kjo është një sëmundje e zakonshme, me efekte të shumta negative. Është frustruese për pacientët, sepse ata ndihen të lodhur përderisa shkenca ende nuk ka mundur ta përcaktojnë çfarë ka shkuar keq me ta".

(Kosova Sot Online)