Pelini, shija e hidhur që ndihmon stomakun

  • 18 September 2019 - 09:11
Pelini, shija e hidhur që ndihmon stomakun

Pelini ose (lat. Artemisia absinthium) njihet në popull për efektin shërues. Emrin latin e ka fituar nga perëndesha Artemida, e cila ia ka dhuruar femrave që të lindin më lehtë. Hipokrati e ka përshkruar kundër dhimbjeve, amnezisë dhe reumatizmit. Personat që vuajnë nga sëmundja e Kronit e kishin marrë për dhjetë ditë rresht, në vend të sterileve.

Pas kësaj ishte vërtetuar që shumë pacientë nuk kishin më nevojë për asteroide, e cilësia e jetës ju ishte përmirësuar. Pelini edhe më tutje përdoret për dhimbjet që kanë të bëjnë me tretjen dhe urthin, e në masë të madhe edhe përmirëson oreksin. Përveçse ndikon kundër ngërçeve në lukth dhe zorrë, kapsllëkut kronik, pelini ndikon edhe kundër verdhëzës, djegies në gjoks dhe erës së keqe të gojës.

Përdoret edhe kundër temperaturës së lartë dhe malaries. Mjekësia popullore e preferon edhe në luftën kundër mbipeshës dhe diabetit. Në sasi e vogël nxit përmirësimin e punës së veshkave dhe fshikëzës, përderisa femrave ju sugjerohet për rregullimin e ciklit menstrual.

(Kosova sot Online)