Çfarë thotë personaliteti për shëndetin tuaj?

  • 18 September 2019 - 16:43
Çfarë thotë personaliteti për shëndetin tuaj?

Njerëzit që punojnë shumë janë të organizuar dhe të relaksuar dhe nuk shkëlqejnë vetëm nëpër ndeja dhe intervista pune. Në bazë të studimit të fundit, ata po ashtu më pak janë të rrezikuar se do të pësojnë sulm në tru, se do të sëmuren nga artriti dhe diabeti. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar një lidhje të fortë midis llojeve të personalitetit dhe sëmundjeve. Ata kanë zbuluar se të qenët i ndërgjegjshëm, i hapur, i këndshëm dhe jo shumë neurotik është përcjellë me shëndet më të mirë dhe me pak sëmundje. 



NJERËZIT E NDËRGJEGJSHËM

Njerëzit e ndërgjegjshëm punojnë shumë, përfundojnë detyrat e tyre dhe kontrollojnë impulset e tyre. Ata pëlqejnë t'i planifikojnë gjërat dhe t'i arrijnë qëllimet e tyre. Studiuesit kanë zbuluar se nga të qenët i ndërgjegjshëm mund të jeni të mbrojtur nga fillimi i ndonjë sëmundjeje të caktuar. Nëse jeni të ndërgjegjshëm, mundësia për t'u prekur nga shtypja e lartë e gjakut zvogëlohet për 27 për qind, nga artriti për 23 për qind dhe diabeti 20 për qind. Kjo për shkakun se njerëzit e tillë kujdesen për shëndetin e tyre, për ushqimin dhe ushtrimet.

TË QENËT I HAPUR

Njerëzit e hapur janë kureshtarë, me imagjinatë të zhvilluar dhe kanë një diametër të gjerë në gjërat që janë të interesuar. Nëse jeni të hapur, atëherë mundësitë për t'u prekur nga pika në tru zvogëlohet për 31 për qind, gjendjet e zemrës për 17 për qind, nga shtypja e lartë e gjakut për 29 për qind dhe nga artriti për 21 për qind. Të qenët i hapur mund t'ju ndihmojë të jeni më kreativ dhe keni më pak stres, që ndikon në përmirësimin e shëndetit përmes një komunikimi më të mirë.

TË QENËT I SHOQËRUAR

Individët që janë të shoqëruar, me vlerat e tyre lehtë lidhen me njerëzit e tjerë. Ata janë të këndshëm, ofrojnë ndihmë, besojnë dhe janë njerëz të fjalës dhe bëjnë kompromise. Këta njerëz për 21 për qind janë më pak të rrezikuar nga artriti. Një teori këta njerëz i cilëson të mbrojtur nga sëmundjet. Ata thonë se: "Këta njerëz janë të ngrohtë dhe të kujdesshëm. Ata bëjnë lidhje të thella. Lidhjet shoqërore përcillen me shëndet të mirë dhe ka shumë studime që e vërtetojnë këtë".

TË QENËT NERVOZ

Njerëzit neurotikë apo nervozë janë të ndjeshëm dhe të nervozuar dhe shpeshherë kjo përvojë e zemërimit i sjell në ankthe apo depresion. Njerëzit nervozë që zakonisht brengosen për diçka kanë shumë gjasa që më vonë në jetën e tyre të vuajnë nga ndonjë sëmundje. Nëse jeni nervoz, atëherë gjasat për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës janë më të larta për 24 për qind, sëmundjet e mushkërive për 29 për qind, shtypje të lartë të gjakut 37 për qind dhe artriti për 25 për qind.

STUDIMI

Si pjesë të studimit, studiuesit kanë përdorur të dhënat e 6.904 amerikanëve, mosha mesatare e të cilëve ishte 68, që kishin vizituar mjekun apo një klinikë në dy vitet paraprake. Për ta vlerësuar shkallën e personaliteteve, pjesëmarrësve u ishte dhënë një listë me fjalë të ndryshme si, të qenët i ndërgjegjshëm, i shoqërueshëm, i hapur dhe nervoz. Ata ishin pyetur se si secila prej këtyre fjalëve i përshkruante ata më së miri dhe bazuar në përgjigjet e tyre ishte arritur një përfundim si ky

(Kosova Sot Online)