Shenjat që dërgojnë në sëmundjet e Celiakisë

  • 19 September 2019 - 08:02
Shenjat që dërgojnë në sëmundjet e Celiakisë

P roblemet me tretje, migrena, lodhja kronike dhe dhimbjet në nyja janë vetëm disa nga simptomat që tregojnë në mosdurimin e glutenit në trup.



SIMPTOMAT:

1. Pengesat në tretje si gazrat, fryrje, diarre, nganjëherë dhe kapsllëk. Kapsllëku shfaqet te fëmijët e vegjël pas konsumimit të glutenit.

2. "Keratosis pilaris" (thënë në mënyrë laike "lëkura e gjeldetit" nga ana e prapme e dorës) është shenjë e mungesës së aminoacideve dhe vitaminave A, që shfaqet si pasojë e dëmtimit të zorrëve me gluten.

3. Plogështi, mjegull para syve dhe lodhje pas konsumimit të ushqimit që përmban gluten.

4. Diagnostikimi i sëmundjeve autoimune si artriti reumatoid, psoriazë apo sklerozë multiple.

5. Problemet neurologjike, si marramendje dhe ndjenjë e çekuilibrit.

6. Çekuilibrim hormonal, si PMS-ja, PCOS-ja ose steriliteti i pashpjeguar.

7. Migrenë

8. Lodhje kronike

9. Inflamacione, ënjtje ose dhimbje në nyjat e gishtave të dorës, në gjunjë dhe në ije.

10. Probleme me disponim, si ankthe dhe depresion. Këshillë: Mënyra më e mirë për t'u shëruar nga këto probleme është të largoheni nga ushqimi që përmban gluten. Edhe sasitë minimale me gluten nga ilaçet apo ushqimi mjaftojnë për të nxitur një reaksion në trup.  

(Kosova Sot Online)