As me mjaltë nuk duhet tepruar

  • 20 September 2019 - 09:24
As me mjaltë nuk duhet tepruar

Zakonisht thuhet se mjalti është një ushqim i shëndetshëm dhe efikas kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve, gjë që është e vërtetë. Por, nëse teprohet me konsumimin e tij, atëherë mjalti mund të shkaktojë edhe probleme. Është parë se edhe mjalti trashë. Rreth 55% e mjaltit përbëhet nga fruktoza, një sheqer i pemëve, i cili përpunohet në mëlçi.

Edhe ky sheqer ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo shkakton rritjen e sekretimit të insulinës dhe depozitimin e yndyrës, gjë që shkakton formimin e shtresave dhjamore. Më pas, mjalti përmban shumë kalori. Një lugë e çajit mjaltë përmban rreth 22 kalori, derisa sasia e njëjtë e sheqerit përmban vetëm 16 kalori. Një studim britanik ka konstatuar se mjalti i dëmton dhëmbët, sikur edhe sheqeri i përpunuar, prandaj nuk duhet ta teprojmë me konsumimin e mjaltit.

(Kosova Sot Online)