A janë kërpudhat japoneze efikase kundër kancerit të mitrës?

  • 20 September 2019 - 09:26
A janë kërpudhat japoneze efikase kundër kancerit të mitrës?

Një kërpudhë japoneze mund ta përmbajë në vetvete ilaçin kundër virusit i cili shkakton kancerin e qafës së mitrës. Virusi i papillomës humane (HPV) është virus i shpeshtë dhe shumë ngjitës. Më shumë se tri të katërtat e femrave infektohen me këtë virus gjatë jetës së tyre, por vetëm disa lloje të tij shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës.

Tani, një studim i ri amerikan thotë se ekstrakti i gjetur te kërpudhat japoneze shiitake mund ta luajë një rol në parandalimin e kancerëve të shkaktuar nga HPV. Këto kërpudha janë përdorur me shekuj në mjekësinë tradicionale japoneze dhe aziatike. Përbërësi i dobishëm i këtyre kërpudhave quhet komponimi që lidhet me heksozën aktive (AHCC), i cili është përzierje e aminoacideve, polisakarideve dhe mineraleve. Ky zbulim ka rëndësi të madhe sidomos kur dihet se, aktualisht, nuk ka asnjë trajtim efikas kundër virusit HPV, i cili shkakton më shumë se 99% të të gjitha rasteve me kancer të qafës së mitrës. 

(Kosova Sot Online)