Mishi i kuq apo i bardhë më i shëndetetshëm?

  • 20 September 2019 - 12:46
Mishi i kuq apo i bardhë më i shëndetetshëm?

Mishi i kuq duhet të konsumohet… në sasi të moderuar sepse është i pasur me kolesterol, ndoshta i alternuar me mishin e bardhë, i cili është më i varfër me yndyrna dhe tretet më lehtë.

Mishi i bardhë përmban më pak kalori dhe këshillohet sepse ju dobëson, por mishi i kuq duhet të konsumohet herë pas here,  sepse përmban disa substanca të cilat gjenden me shumicë dhe janë shumë të rëndësishme për disa funksione të organizmit si zinku, vitamina të grupit B, hekur si dhe është i pasur me antioksidant. Gjithashtu tek mishi i kuq janë të pranishme vitaminat dhe kriprat minerale.

Rreziku për shfaqjen e patologjive kardiovaskulare dhe tumorale ndodh nëse ekzagjerohet me sasinë. Disa  herë në javë mund të konsumosh mish të kuq, po pjesa tjetër e javës mund të zëvendësohet me mishin e bardhë ose me proteina bimore.
Mendohet se mishi i bardhë dhe peshku përmbajnë më pak yndyrna të saturuara sesa mishi i kuq dhe më tepër substanca fitimprurëse e kjo vlen edhe për bishtajoret, të cilat konsiderohen zvendësues shumë të mirë.

Pra, për një ushqyerje e rregullt për të reduktuar absorbimin e yndyrnave të saturuara dhe kolesterolit duhet të konsumoni një fetë mishi të kuq me madhësi sa pëllëmba e dorës, preferoni feta të holla në në nyrëtë tillë që të eliminohen yndyrant para gatimit. Rekomandohen gatimet në zgarë, në furre etj.

(Kosova Sot Online)