Tri shprehitë që dëmtojnë imunitetin

  • 21 September 2019 - 09:14
Tri shprehitë që dëmtojnë imunitetin

I muniteti është mekanizëm mbrojtës i organizmit, e sjelljet dhe shprehitë tona mund ta dëmtojnë në masë të madhe. Do të ishte mirë të mendohet rreth veprimeve të përditshme që i bëjmë, e midis tyre gjenden edhe këta "vrasës të qetë", me të cilët imunitetit i duhet të luftojë.

NATA PA GJUMË

Shembulli më i mirë janë studentët, të cilët gjatë natës mësojnë duke anashkaluar gjumin dhe shpeshherë preken nga virrozat sezonale. Gjumi jo i mirë dhe i pamjaftueshëm ndërlidhet me rënien e imunitetit, sepse një organizëm i tillë është i dobësuar dhe i lodhur dhe e ka të vështirë të luftojë me bakteret dhe viruset.

STRESI

Është vërtetuar se personat, të cilët për çdo ditë i ekspozohen stresit, më shpesh preken nga stresi dhe ftohjet dhe alergjitë e ndryshme. Arsyeja pjesërisht bie në brengën rreth shëndetin dhe trupit, por edhe në energjinë, e cila është faktor i rëndësishëm i mënyrës kualitative të jetës. Mënyra pozitive e të menduarit është më pak stresuese, e të gjithë e dinë se sa i dëmshëm është stresi për shëndetin.

USHQIMI JO I SHËNDETSHËM

Nuk kemi pse ta përmendim se sa shumë ushqimi që konsumojmë ndikon në imunitet dhe shëndet. Personat që anashkalojnë shujtat, më shpesh preken nga infeksionet sezonale. Le të jetë ushqimi që e konsumoni sa më i rregullt, sa më i llojllojshëm.

(Kosova Sot Online)