Ananasi dhe banja e ftohtë shërojnë ndezjen e muskujve pas ushtrimeve

  • 21 September 2019 - 09:19
Ananasi dhe banja e ftohtë shërojnë ndezjen e muskujve pas ushtrimeve

Simptomat e ndezjes së muskujve janë dhimbjet në muskuj, ndjenja e shtrëngueshmërisë, ënjtje si pasojë e grumbullimit të ujit, që sjell lodhje, plogështi dhe humbje të vullnetit. Ndezja e muskujve mund të merret edhe nga ecja e gjatë dhe nga puna e rëndë. Por, duhet ditur dallimin e ndezjes akute dhe kronike.

Për atë akute mund të themi se është e mirë, pasi që vjen si pasojë e aktiviteteve trupore dhe ndryshimit pozitiv të përshpejtimit të metabolizmit. Mund të zgjatë nga 24 deri 96 orë. Ndezja kronike nënkupton dhimbje të vazhdueshme në muskuj, kjo dhimbje më pas shtrihet në nyja dhe indet lidhëse.

Nëse tashmë vuani nga ndezjet e muskujve, duhet të pini më shumë lëngje, më së miri ujë. Është mirë të hani ushqim që ul thartirën e trupit, si limoni, lëngjet e freskëta të shtrydhura, perime. Në luftën kundër ndezjeve të muskujve ndihmojnë edhe ananasi, papaja dhe xhenxhefili. Sugjerohet edhe të bëni banjë të ftohtë dhe punë të lehtë që do t'i rifillojnë muskujt.

NDIHMA E PARË

Për ta zbutur ndezjen e muskujve ndihmon vendosja e peshqirit të ftohtë.

FUQIA E SHEGËS

Efekti kundër ndezjeve i lëngut të shegës ndihmon trupit në përmirësimin e mikro-dëmtimeve në muskuj, të shkaktuar si pasojë e punës intensive.  

(Kosova Sot Online)