Gurët në veshka dëmtojnë shëndetin e eshtrave

  • 21 shtator 2019 - 09:22
Gurët në veshka dëmtojnë shëndetin e eshtrave

Hulumtimi i fundit i ekspertëve amerikanë pohon se gurët në veshka mund ta shtojnë rrezikun e shfaqjes së frakturave në eshtra. Ekspertët kanë krahasuar nivelin e rrezikut te 50.000 persona, të cilët së paku një herë në jetë kishin pasur gurë në veshka, në krahasim me 500.000 persona, që kurrë nuk kishin pasur gurë në veshka.

Rezultatet kanë treguar se personat që kishin vuajtur nga gurët në veshka, ishin më shumë të rrezikuar për të pësuar frakturë në eshtra, në krahasim me ata persona që kurrë më parë nuk kishin vuajtur nga një problem i tillë. Niveli i rrezikut varet edhe nga mosha dhe gjinia. Janë femrat, për të cilat është thënë se janë më të rrezikuara nga frakturat në krahasim me meshkujt. Gurët në veshka formohen atëherë kur në trup rritet niveli i mineraleve, sidomos kalciumit, i cili fillon të grumbullohet në urinë.

(Kosova Sot Online)