Keni rënie të imunitetit dhe ftohje? Provojeni kaçen!

  • 21 September 2019 - 15:31
Keni rënie të imunitetit dhe ftohje? Provojeni kaçen!

Në këtë periudhë kohore, barnatorja shtëpiake është e pamenduar pa kaçen. Është shumë shërues dhe përmban vajin bimor shumë ushqyes. Frytin ta pastroni me duar gjatë muajit shtator apo tetor.

Të thahet në diell, i fortë dhe me ngjyrë të kuqe të fortë. Ka një shije të ëmbël të thartë, pa aromë. Posedon vitamina C dhe K, karotenoide dhe likopen, pektinë, taninë. Çaji nga kaçja në mënyrë efikase lufton lodhjen, plogështinë dhe aneminë, pastron gjakun, ndihmon organeve të tretjes, parandalon formimin e gurëve, zbut inflamacionet e traktit urinar.

RECETAT:

Për fillimin e ditës: Një lugë me kaça të imtësuara e përzieni me dy gota ujë të vluar, e lini gjysmë ore. E ftohni dhe mund t'i shtoni nga një lugë mjaltë dhe ta pini para gjellës. Për imunitet të fortë: Tri lugë të supës me kaçe të imtësuar i zhytni në 0.5 l ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë për tri ditë. Më pas e zieni për gjysmë ore, e lini të ftohet, e përzieni me sasi të barabartë qumështi dhe e ëmbëltoni me një lugë mjaltë. E pini para gjumit. Kollë të thatë dhe ftohje: Një lugë të madhe të supës së kaçes, mirë të imtësuar, e përzieni me 2 dl ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta. Mund t'i shtoni pak mjaltë dhe e pini para shujtave, tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)