5 fshehtësi që zbulojnë nëse mjalti është natyral apo i “rrejshëm”

  • 22 September 2019 - 17:46
5 fshehtësi që zbulojnë nëse mjalti është natyral apo i “rrejshëm”

Para nesh kemi mot të ftohtë, e me këtë mot vijnë edhe ftohjet dhe dhimbjet në fyt, kështu që organizmin duhet mbrojtur me burim më natyral të shëndetit, mjaltin. Në vijim ju zbulojmë disa fshehtësi si ta kuptoni kur keni të bëni me mjaltë të vërtetë apo të rrejshëm, transmeton Kosova Sot Online.

1. Leximi i përbërjes në hapësirat e kavanozit është hapi i parë që ndihmon në zgjedhjen e mjaltit cilësor. Prodhuesit duhet ta reklamojnë përbërjen e mjaltit dhe përqindjen e tij në sasi.

2. Mjalti natyral nuk ngjitet, testimin mund ta bëni nëse pak mjaltë vendosni midis gishtërinjve. Nëse mjalti ju ngjitet, atëherë kuptojeni se posedon sheqer ose ëmbëltues artificialë.

3. Disa lugë mjaltë i vendosni në enë e më pas e ngrohni në temperaturë të lartë. Mjalti i vërtetë do të marrë formën karamele, përderisa i rrejshmi mbushet plot me flluska. 

4. Disa pika mjaltë në pecetën prej letre zbulojnë pastërtinë, në akt, nëse mjalti nuk depërton përmes letrës, do të thotë se është i pastër. Në të kundërtën, mjalti i rrejshëm pas vetëm disa sekondave do të kalojë tej për tej letrës.

5. Fshehtësinë me të cilën shërbehen bletët prej mysafirëve të padashur në kosheret e tyre mund ta bëni edhe ju. Prandaj, thjesht pak mjaltë e lini pranë milingonave, nëse është natyral, ato do ta shmangin.

(Kosova Sot Online)