Gjashtë rregulla të humbjes në peshë nga gjyshet tona

  • 22 September 2019 - 22:02
Gjashtë rregulla të humbjes në peshë nga gjyshet tona

Gjeneratat e vjetra e kishin argëtimin e tyre të mbrëmjes, ku nuk përfshihej televizori, as kompjuteri, dhe kjo ishte njëra nga mënyrat për mbajtjen e kalorive nën kontroll. Kush do të mendonte që disa këshilla për humbje në peshë do të mund t’i marrin edhe nga më të vjetrit?

Hani porcione më të vogla!  

Njëra ndër këshillat më të mira të gjysheve tona përfundimisht ndërlidhet me kontrollin e porcioneve. Në fakt, shumë hulumtime kanë vërtetuar se si tash konsumojmë porcione më të mëdha në krahasim me kohën e më të vjetërve. Gjyshet tona dhe gjeneratat para tyre kanë ngrënë sasi më të vogël të ushqimit, që do të thotë se kanë konsumuar më pak kalori, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Hani ushqime të rritura në mënyrë organike!

Shumica e nejçëve dikur e kishin kopshtin e tyre apo kanë blerë ushqime të rritura nga fermerët lokal. Gjyshja jonë me siguri se nuk ka konsumuar brokol të grirë apo pjeshka të konservuara. Nëse keni qasje në treg, njihuni me ata që ushqimet i rritin në mënyrë krejt natyrale. Të ushqyerit përmes artikujve sezonalë është shumë më i shëndetshëm dhe ju ndihmon të humbni në peshë.

Gatuani sa më shpesh në shtëpi!

Është mirë të hani në restorant apo të porositni ushqim, por gjërat e tilla për gjyshet tona nuk vinin as në mendje. Nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm, vetë përgatisni shujtat. Provoni që së paku pesë herë në javë të gatuani në shtëpi. 

 Mos hani para televizorit!

Shumica prej nesh nuk mund ta shikojmë emisionin tonë të preferuar, e të mos keni ushqime të grimcuara anash. Për fat të keq, konsumimi para ekranit televiziv është shprehi aspak e shëndetshme dhe gjithsesi se do të duhej ta harronit. Gjyshja juaj nuk e ka bërë këtë, në fakt ajo nuk kishte fare TV.

Gjeni një hobi në vend të ushqimit!

Nëse ushqimi gjatë orëve të mbrëmjes ju paraqet problem, atëherë provoni të gjeni ndonjë aktivitet tjetër, që jua thyen monotoninë dhe ju tërheq vëmendjen prej ushqimit. Një hobi si leximi, piktura, shkrimi janë disa prej propozimeve, pasi që duart dhe mendja do të jenë të zëna dhe nuk do të mendoni vetëm në ushqim.

Ecni sa herë t’ju jepet mundësia!

Gjyshet tona nuk kishin qasje në veturë sikurse ne sot dhe me siguri kanë ecur më shumë dhe më gjatë, e pikërisht ecja është një aktivitet i shkëlqyeshëm për shkrirjen e kalorive dhe dhjamit, por edhe për shëndetin në përgjithësi. Sa herë që të keni rast dhe mundësi për të ecur, bëjeni një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)