Llojet e çajit që ju ndihmojnë të humbni në peshë

  • 23 September 2019 - 08:39
Llojet e çajit që ju ndihmojnë të humbni në peshë

Nëse dëshironi ta përshpejtoni metabolizmin dhe të humbni kilogramët shtesë, atëherë çajeet janë zgjedhje e duhur.

ÇAJI I GJELBËR

Përmban sasi të madhe të antioksiduesve, që e bën njëherësh njërin prej pijeve më të shëndetshme. Sugjerohen tri deri pesë gota çaj në ditë.

ÇAJI I BARDHË

Çaji i bardhë posedon më shumë katehinë dhe më pak kafeinë në krahasim me çajin e gjelbër. Ndihmon në shkrirjen e shtresave dhjamore dhe parandalon grumbullimin e të rejave.

ÇAJI NGA BORONICA

Ky çaj në mënyrë efikase pakëson oreksin dhe stabilizon sasinë e sheqerit në gjak. Disa gota çaj të boronicës në ditë rregullojnë tretjen dhe zvogëlojnë oreksin. MENTA Ndihmon në tretjen e dhjamit dhe mbajtjen e nutrienteve. Menta është e mirë edhe për thyerjen e oreksit.

ÇAJI NGA TRËNDAFILI

Është pasur me vitamina, antioksidues dhe polifenole, e po ashtu ndihmon edhe te ngërçet menstruale dhe humbje në peshë. Pastron dhe detokson organizmin dhe ndihmon te stresi.

(Kosova Sot Online)