Vaji i kokosit -dhuratë nga natyra

  • 23 September 2019 - 09:22
Vaji i kokosit -dhuratë nga natyra

Gjatë viteve të kaluara një vaj është bërë shumë popullor midis njerëzve, i cili ndikon në shëndetin e organizmit të njeriut në përgjithësi. Vaji i kokosit ka vlerë aq të larë ushqyese dhe shëruese, saqë do të duhej të përdoret në çdo ushqim.

EFEKTET SHËRUESE TË VAJIT TË KOKOSIT

Vaji i kokosit njihet për ndërtimin e sistemit imun te porsa të lindurit, prandaj është shumë e qartë se për çfarë bëhet fjalë. Ky vaj ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, nxit absorbimin e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme, si: kalciumi, magnezi dhe hekuri.

Përdorimi i rregullt i vajit të kokosit ndikon mirë në kujdesin ndaj zorrëve, pakëson kilogramët dhe ndikon në normalizimin e metabolizmit. Pos se ky vaj posedon efekt kundër viuseve dhe baktereve, shkencëtarët janë bindur se posedon një efekt të fortë kundër kancerit.

Vaji i kokosit përdoret edhe në ndihmën për shërimin kundër sëmundjeve, si: sëmundjet e lëkurës dhe plagët, artritit dhe reumën, rënies së flokëve, dhimbjeve të mishit të dhëmbëve, parazitët e zorrëve, problemet në tretje, infeksionet bakteriale, kërpudhave, diabetin, forcon imunitetin, lodhjen kronike, migrenën, depresionin, sëmundjen e Parkinson-it, Alzheimer-it dhe Crohn-it.

(Kosova Sot Online)