Ilaçet natyrale që lehtësojnë tretjen

  • 23 September 2019 - 17:49
Ilaçet natyrale që lehtësojnë tretjen

Tretja jo e mirë e ushqimit mund të shkaktojë fryrje, dhimbje në lukth, disponim të keq. Me aktivizimin e lëngjeve të lukthit përsëri mund të aktivizoni lukthin dhe tretjen ta nxitni të punojë me kapacitet të plotë.

THARTËSONI SHIJEN!

Shija e thartë ndihmon në prodhimin e acideve në lukth. Me këtë i dhuroni një stimulim të lehtë sistemit tretës dhe përgatitjen e ushqimit, me të cilën do ta filloni ditën. Shtrydhni gjysmë limoni në 250 ml ujë të ngrohtë apo të vakët, e pijen ta pini gjysmë ore para kafjallit. Bëjeni këtë për çdo ditë, në mënyrë që ta nxitni prodhimin e lëngjeve në lukth. Edhe një artikull i thartë i bën mirë tretjes: uthulla e mollës! Shtoni pak 2 dcl uthull në ujë, shtoni pak limon.

PËRDORNI KOPRËN!

Në Indi, farat e koprës (lat. Foeniculum vulgare) shpeshherë shërbehen për përmirësimin e tretjes pas ushqimit dhe për freskim të aromës së gojës. Derisa i grimconi, këto fara lirojnë substancën e quajtur "terpenoid anetol". Parandalon ngërçet gastrointestinale. Farat ndikojnë në zbutjen e fryrjes, largojnë gazrat dhe qetësojnë lukthin e dëmtuar.

USHQIMI I FERMENTUAR

Nëse keni telashe me tretjen, theksoni perimet e fermentuara si lakra. Ushqimi i fermentuar është përplot me probiotikë, të cilët largojnë bakteret e dëmshme nga zorrët. Prandaj, mund ta lehtësojnë situatën gjatë fryrjeve, diarrenë dhe problemet në tretje. Nëse më herët nuk e keni konsumuar këtë ushqim, filloni me doza të ulëta.

BËJENI PIKANT USHQIMIN TUAJ!

Përbërësi kryesor aktiv në specat e kuq pikant, kapsaicina, i ndihmon trupit të njeriut që më mirë ta tretë ushqimit. Kjo substancë ndikon në qarkullimin më të mirë të gjakut deri te muret e mukozës së lukthit. Pos se përmirëson tretjen, specat pikant ndikojnë kundër depresionit, sepse kapsaicina nxit disa procese hormonale. Mos kini frikë ta erëzoni ushqimin me speca pikant.

(Kosova Sot Online)