Pastrojeni gjakun dhe hiqni dhjamin me ndihmën e lëngut fantastik

  • 23 September 2019 - 18:02
Pastrojeni gjakun dhe hiqni dhjamin me ndihmën e lëngut fantastik

Ky lëng përshpejton metabolizmin dhe largon dhjamin shtesë nga organizmi. Pos kësaj, largon edhe kripën shtesë dhe pozitivisht ndikon në shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Për këtë lëng nevojitet hudhër dhe verë e zezë.

PËRGATITJA:

12 thelb të hudhrës i copëtoni në një të katërtën, i vendoni në kavanoz dhe i shtoni gjysmë litër verë. E mbyllni në vend të ndritshëm për dy javë. Disa herë në ditë e përzieni kavanozin. Pas dy javësh, nga kavanozi përbërjen e vendosni në shishe prej qelqi. Merrni tri herë në ditë nga një lugë për një muaj rresht. Kjo është një recetë shumë e vjetër, përmes së cilës njerëzit ia kanë dalë ta pastrojnë organizmin e tyre nga helmet e grumbulluara, si pasojë e mosfunksionimit të duhur të mëlçisë, Pra, ky lëng pos se pastron organizmin, pastron edhe mëlçinë, i cili njihet edhe si organ filtrues i helmeve tona të grumbulluara në organizëm. 

(Kosova Sot Online)