Llojet më të mira të ilaçeve kundër anemisë

  • 24 September 2019 - 08:22
Llojet më të mira të ilaçeve kundër anemisë

Lëkura e zbehtë është shenjë e rasteve të rënda të anemisë. Kryesisht simptomat janë të paqarta dhe nuk vërehen. Ata që preken nga anemia zakonisht ankohen se ndjejnë plogështi dhe lodhje. Krahas terapisë së përshkruar nga mjeku do të ishte mirë të konsumoni edhe lloje të ndryshme çaji.

Anemia apo zvogëlimi i rruazave të kuqe të gjakut, seriozisht mund ta çrregullojë cilësinë e jetës dhe të sjellë deri te komplikimet e rënda. Prandaj edhe duhet t'u përmbaheni udhëzimeve të mjekut. Mirëpo, shërimi i anemisë e shkaktuar si pasojë e mungesë së hekurit do të jetë më efikase me konsumimin e çajrave të caktuar.

 ÇAJI NGA ARRAT

20 gjethe të freskëta të arrave t'i zieni në një litër ujë për 15 minuta. Pini një gotë të këtij çaji, dy herë në ditë para ushqimit.

ÇAJI NGA RRIKA

20 g rrënjë të rrikës i zieni në një litër ujë për 20 minuta. E lini të qëndrojë gjatë natës. Pini 2 gota çaj në ditë, midis shujtave. MST/ Çaji nga hithrat e bardhë 25 gramë gjethe të thara të majave të hithrave i futni në ujë të vluar. I lini të qëndrojnë për 10 minuta. Pini 2gota çaj në ditë, midis ushqimit.

(Kosova Sot Online)