Super-farat që mbrojnë pjesë të rëndësishme të trupit të njeriut

  • 24 September 2019 - 09:10
Super-farat që mbrojnë pjesë të rëndësishme të trupit të njeriut

Farat mund t'i shtoni në jogurt, sallatë, e kështu mund ta përmirësoni edhe tretjen e ushqimit 

FARAT E LIRIT KUNDËR KANCERIT

Farat e lirit njihen për efektin e tyre kundër kancerit. Janë të pasura me aminoacide të shëndetshme, të cilat e zvogëlojnë rrezikun nga infeksionet në trup. Dy lugë përmbajnë 110 kalori, 9 gramë yndyrë, 6 gramë fibra dhe 4 gramë proteina.

FARAT E SHEGËS PËR HUMBJE NË PESHË

Posedojnë shumë pak kalori, e janë të pasura me antioksidues dhe vitamina C, që ndihmojnë në shkrirjen e yndyrave, prandaj ky frutë është aleat i shkëlqyeshëm për vitalitet dhe humbje në peshë. Një e katërta e gotës përmban 1 gramë proteina dhe yndyrë, 2 gramë fibra dhe vetëm 36 kalori.

FARAT E SELAMIT PËR ZEMËR TË SHËNDETSHME

Këto fara janë burim i shkëlqyeshëm për acide linoelinske, acide këto që vijnë nga radhët e aminoacideve omega 6. Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe shton nivelin e kolesterolit të mirë. Dy lugë të vogla përmbajnë 103 kalori, 9 gramë yndyrë, 2 gramë fibra dhe 3 gramë proteina.

FARAT ÇIA PËR ESHTRA TË FORTË

Farat Çia janë një hit i vërtetë në ushqimin e shëndetshëm. Janë të pasura me kalcium. Ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e dendësisë së eshtrave, sidomos eshtrat që rrezikohen nga osteoporoza. Dy lugë të vogla përmbajnë 138 kalori, 9 gramë yndyrë, 10 gramë fibra dhe 5 gramë proteina.

FARAT E KUNGULLIT PËR ENERGJI

Treten lehtë dhe janë shumë të shijshme, farat e kungullit janë të pasura me hekur, mineral ky mjaft i rëndësishëm që kujdeset për nivelin stabil të energjisë. Dy lugë të vogla posedojnë 158 kalori, 14 gramë yndyrë, 2 gramë fibra dhe 9 gramë proteina.

SYTHAT E GRURIT PËR TRETJE

Sythat janë të pasura me sheqer natyral, yndyra të shëndetshme dhe vitamina. Një nga fibrat që i përmban është inulina, e cila ndikon në tretje më të mirë dhe mbron nga kanceri i zorrës së trashë. Dy lugë të vogla posedojnë 52 kalori, 1 gram ndyra, 2 gramë fibra dhe 3 gramë proteina.

(Kosova Sot Online)