Vaji i ullirit parandalon dhimbjet e kokës

  • 24 September 2019 - 15:12
Vaji i ullirit parandalon dhimbjet e kokës

Vaji i ullirit përmban kemikatet natyrale që ndikojnë në zbutjen e dhimbjeve të kokës, ngjashëm sikurse edhe ibubrofeni. Kjo e dhënë ju shkon për shtati pohimeve se ushqimi mesdhetar, përkatësisht ai dalmatin, është zgjedhja më e mirë për jetë të gjatë dhe mbrojtje nga sëmundjet e ndryshme.

Vitaminat dhe antioksiduesit në perimet e freskëta, mishin e peshkut dhe në verën e kuqe, konsiderohen të jenë kyçe për ushqim të shëndetshëm dhe dietë, e kur ju shtohet edhe vaji i ullirit me efekt prej analgjetiku, atëherë posedoni një garantë për jetë të shëndetshme.

Studimet e ndryshme kanë vërtetuar se konsumimi i 50 gramë vaji të ullirit ka të njëjtin efekt sikurse një e dhjeta e dozës së ibuprofenit, e cila u përshkruhet të rriturve te dhimbjet e kokës. Nga kjo e dhënë mund të përfundojmë se si vaji i ullirit zbut, por nuk i ndalon dhimbjet e kokës, mirëpo për një periudhë të gjatë kohore të përdorimit mund ta ndalojë shfaqjen e dhimbjeve.

(Kosova Sot Online)