Ilaçet natyrale që mbështeten edhe nga mjekët

  • 24 September 2019 - 15:15
Ilaçet natyrale që mbështeten edhe nga mjekët

Nuk keni nevojë që sa herë t'ju dhëmb koka, fyti apo të vuani nga kapsllëku t'ju drejtoheni ilaçeve. Mund të shëroheni edhe me gjërat që nuk i gjeni në barnatore.

DHIMBJET E KOKËS

Sipas shkencëtarëve dhe hulumtimeve të tyre, ilaçi më i mirë për shërimin e dhimbjes së kokës është akulli. Ilaçet e reja kundër dhimbjes së kokës ndoshta janë më efikas, por shumë studime kanë vërtetuar që akulli është më efikasi te migrena. Më së miri është që akullin ta mbani në pjesën prapme të kokës, aty pranë qafës.

DHIMBJET E FYTIT

Ilaçet më të mira për shërimin e infeksionit dhe pezmatimit të fytit gjenden në kuzhinën tuaj. Natyrisht, nëse keni temperaturë apo disa simptoma të tjera, do të duhej t'i lajmëroheni mjekut, por nëse vetëm ndjeni djegie në fyt, mjafton ta shpëlani me një përzierje të ujit dhe të kripës.

KAPSLLËKU

Deri te kapsllëku vjen shkaku i problemeve me tretjen e ushqimit. Hulumtimet kanë vërtetuar se konsumimi i një sasie të caktuar të kumbullave të thara në ditë larg ka efekt më të mirë në krahas.

(Kosova Sot Online)