Tri receta të lashta për shëndet dhe jetëgjatësi

  • 24 September 2019 - 15:18
Tri receta të lashta për shëndet dhe jetëgjatësi

Sistemi mjekësor i Tibetit është njëri ndër më të vjetrit në botë.Në shërim,para së gjithash,ata bazohen në barnatoren e pasur bimore.Në vijim ju paraqesim disa receta që përmbajnë hudhër,limon,xhenxhefil dhe mjaltë Ilaçet natyrale që mbështeten edhe nga mjekët.

LËNGU NGA TIBETI PËR SHËNDETIN E ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT

Lëngu shërben për pastrimin e enëve të gjakut nga shtresat dhjamore dhe parandalimin e sulmit në zemër dhe në tru. Përbërësit: - 1 kg limon organik; - 300 grama hudhër. Përgatitja: Bluajeni limonin (së bashku me lëvore) dhe hudhrën. Masën vendoseni në 1.5 l ujë të vluar, e mbuloni dhe e vendosni përsëri në zjarr për 15 minuta. Pijen e ftohtë e vendosni në kavanoz dhe e mbyllni. Këtë lëng e merrni në periudhë prej 25 ditësh, nga gjysmë dcl në ditë. Më pas bëni pauzë prej 10 ditësh dhe e përsërisni shërimin përsëri. Këtë shërim mund ta përdorni çdo gjashtë muaj. ÇAJI

NGA TIBETI PËR RELAKSIM

Ky çaj shërben për relaksim dhe zbutje të stresit, e tradicionalisht besohet se e zgjat jetën. Përbërësit: - 5 g xhenxhefil të copëtuar; - 2 lugë supe lëng limoni; - 2 lugë mjaltë; - speca pikant të bluar; - glikanxo të bluar. Përgatitja: Vloni dy litra ujë dhe e lini të pushojë për pesë minuta. Aty shtoni xhenxhefilin, lëngun prej limoni, mjaltin dhe specat pikant me glikanxo. Çajin mund ta pini nga një gotë, para ushqimit.

ELIKSIRI NGA TIBETI PËR RIPËRTËRITJEN E ORGANIZMIT

Kjo përzierje e mjaltit dhe limonit në mjekësinë e Tibetit njihet si eliksir natyral që ngadalëson procesin e plakjes. Përbërësit: - 10 hudhra; - lëng prej 10 limonëve; - 1 kg mjaltë. Përgatitja: Copëtoni imët 10 hudhrat dhe i përzieni me 1 kilogram mjaltë dhe lëngun e 10 limonëve. Masën e vendosni në kavanoz, mbuloni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë ditë. Më pas merrni nga një lugë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

PËRSE RECETAT JANË KAQ EFIKASE?

Këto receta posedojnë tre përbërësit më të shëndetshëm - mjaltin, limonin dhe hudhrën. Secili prej tyre ka dobi të shumta për shëndetin. HUDHRA Mbron enët e gjakut, ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit në gjak dhe ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru. Mbron nga sëmundjet kronike, zbut ftohjen dhe gripin, forcon imunitetin.

LIMONI

Është efikas në parandalimin e tumorit dhe zgjerimin e tij në organet përreth. Parandalon grumbullimin e kolesterolit, mbron nga sulmet në tru dhe në zemër. MST/ Mjalti Mjalti mbron organizmin prej substancave të dëmshme dhe në kombinim përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve të rënda.

(Kosova Sot Online)