Bananet luftojnë depresionin

  • 25 September 2019 - 08:29
Bananet luftojnë depresionin

Bananet janë të pasura me fibra dhe ofrojnë tri lloje të sheqerit - glukozë, sakarozë dhe fruktozë, pra, një rritje të madhe të energjisë. Janë të mira në luftën kundër depresionit, ju bëjnë më të mençur, shërojnë dhimbjet e kokës pas dehjes, zbutin mundimet në mëngjes, mbrojnë nga kanceri në veshka, diabeti, osteoporoza dhe verbëria.

Mund ta qetësojnë lëkurën pas kafshimit nga insektet dhe lënë shkëlqim të hatashëm në këpucët tuaja. Po ashtu, shkencëtarët nga Tajvani kanë zbuluar se bananet janë të pasura me serotoninë dhe mund t'i zbutin simptomat e depresionit.  

Lëvorja e saj është e dobishme edhe për sy, pasi që posedon antioksiduesin luteinë, i cili mbron sytë nga rrezet e dëmshme UV, shkaktarin kryesor të kataraktës, renës. Shkencëtarët kanë sugjeruar zierjen e lëvores për rreth 10 minuta dhe konsumimin e lëngut të ftohur.

Bananet po ashtu janë të shëndetshme për dhëmbët. Ekspertët pohojnë se një banane pas shujtës i pastron dhëmbët, por pastrimin e dhëmbëve mund ta bëni edhe me lëvoren e bananes, e pas këtij procesi dhëmbët do të shkëlqejnë si kurrë më parë.

(Kosova Sot Online)