Mjalti, preparat i hatashëm për forcimin e rrënjës së flokëve dhe rritjen e tyre

  • 25 September 2019 - 08:38
Mjalti, preparat i hatashëm për forcimin e rrënjës së flokëve dhe rritjen e tyre

Para vendosjes së mjaltit, flokët pastroni me ujë të ngrohtë dhe sapun. Pas kësaj, për çdo ditë, për një afat prej 20-30 ditë, rrënjët e flokëve në procedurë të njëjtë i lyeni me mjaltë. Më së miri do të ishte që tretmani të bëhej në mbrëmje, e në mëngjes t’i pastroni flokët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pos lyerjes së flokëve me mjaltë, do të ishte e dobishme që gjatë ditës të hani 100 deri 200 gramë mjaltë në tri shujta. Për shërimin e tullacërisë dhe humbjes së flokëve, mund të përdorni edhe 30 për qind krem nga propolisi me bazë vazeline. 

Pas shpëlarjes së flokëve me ndihmën e ujit të ngrohtë, dy herë në ditë e vendosni kremin. Qimet e para rriten pas tri javësh, e tretmani zgjat tre muaj. Hulumtimet dhe përvojat kanë vërtetuar që tretmani është efektiv në 80 për qind të rasteve. 

(Kosova Sot Online)