Uji me mollë dhe kanellë pakëson kilogramët

  • 25 September 2019 - 15:04
Uji me mollë dhe kanellë pakëson kilogramët

Në vijim ju paraqesim një recetë, e cila pos se është e lirë, është e shijshme dhe nuk përmban kalori dhe posedon tri efekte shëruese: pastron organizmin nga helmet, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon te humbja në peshë.

Pos mollës, përbërësi bazik është kanella. Antioksiduesit nga kanella stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për karbohidrate. Hulumtimet kanë treguar që me marrjen e vetëm gjysmë lugë të kanellës në ditë mund ta ulni në masë të madhe sasinë e kolesterolit të keq. Kanella po ashtu ndihmon te tretja jo e mirë dhe ndikon në pakësimin e triglicerideve.

PËRBËRËSIT:

1 mollë, 1 kanellë shkop (apo 1 lugë e çajit pluhur), rreth 1.5 - 2 l ujë të zier apo të filtruar Përgatitja: Preni në rriska një mollë, shtoni një shkop kanellë (apo 1 lugë kanellë në pluhur) dhe e futni në 1.5-2 litra ujë të ftohur pasi të jetë vluar. Le të qëndrojë për rreth 1-2 orë. Mund ta pini gjatë ditës kur të dëshironi. Kombinimi i mollës dhe kanellës në mënyrë fantastike rregullon metabolizmin dhe në mënyrë efikase zvogëlon peshën, duke eliminuar lëngjet shtesë nga organizmi.

(Kosova Sot Online)