Pema që shëron shumë sëmundje

  • 25 September 2019 - 15:06
Pema që shëron shumë sëmundje

Në mjekësinë popullore të shumë popujve evropianë, vadha që moti gëzon një popullaritet të madh. Sidomos vlerësohen tytat e tharë, prej të cilëve përgatiten lloje të ndryshme të çajit për shumë përdorime.

Kjo pemë shëruese sugjerohet për rregullimin e punës së urthit, mëlçisë, punën e qelizave të trurit, duke përmirësuar memorien dhe duke shtuar përqendrimin, e përmirëson edhe punën e sistemit të përgjithshëm nervor. Fryti po ashtu është i mirë edhe për rregullimin e tretjes dhe punën e zorrëve.

Parandalon kapsllëkun dhe aneminë, e përdoret edhe për forcimin e organizmit dhe zemrës. Ju shkon për shtati edhe personave që vuajnë nga diabeti. Në disa vende këtë pemë e konsiderojnë edhe si afrodiziak të fortë, derisa femrat besojnë se është e dobishme në periudhën e shtatzënisë.

Sipas shumë ekspertëve, kjo pemë është e shëndetshme për zemrën, pasi që rregullon punën dhe qarkullimin e mirë të gjakut, duke parandaluar formimin e droçkave në enët e gjakut, si dhe ndalon krijimin e kolesterolit në gjak. 

(Kosova Sot Online)