5 mënyra për zbardhjen e dhëmbëve pa përdorimin e kemikateve helmuese

  • 25 September 2019 - 15:09
5 mënyra për zbardhjen e dhëmbëve pa përdorimin e kemikateve helmuese

 Dhëmbët e bardhë nuk janë vetëm estetikë, por parakusht për shëndetin në përgjithësi. Higjiena orale ndihmon në shfaqjen e shumë sëmundjeve, por në mënyrë që dhëmbët tuaj të jenë të bardhë, nuk keni pse të përdorni vetëm preparate të fabrikës - ekzistojnë edhe alternativa më të lira dhe para së gjithash më të shëndetshme.

SODA E BIKARBONIT

Me siguri se e keni në shtëpi, e nevojiten vetëm shtatë ditë të përdorimit të sodës së bikarbonat për ta vërejtur dallimin. Është e thjeshtë - pasi ta keni vendosur pastën për dhëmbë, e mbushni nga sipër ma sodë.

SHPËLARJA E GOJËS ME VAJ

Ky tretman i lashtë përdoret për shumë arsye shëndetësore, por është i dobishëm edhe për shëndetin oral. Shpëlarja e gojës me vaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve dhe mban shëndetin e mishit të dhëmbëve në nivelin optimal. Për zbardhjen e dhëmbëve, nevojitet që çdo mëngjes ta shpëlani gojën me vaj bimor.

DREDHËZAT

Megjithëse kanë ngjyrë të kuqe, kjo pemë në masë të madhe ka efekt në zbardhjen e dhëmbëve. Acidet natyrale te dredhëzat largojnë njollat nga dhëmbët, e vitamina C, me të cilën janë shumë të pasura dredhëzat, ndihmojnë në largimin e pllakave.

SHPËLARJA PAS SHUJTËS

Kjo është shumë me rëndësi, nëse pini pije me ngjyrë apo nëse hani ushqim me ngjyra të forta. Shpëlarja e gojës pas shujtave. Nëse nuk mund ta bëni këtë, pini ujë dhe ngadalë, shpëlajeni gojën, për të larguar njollat e mbetura.

BRUSHA ELEKTRIKE PËR DHËMBË

Një nga gjërat më të mira, në të cilën duhet të investoni, për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bardhë, është brusha elektrike. Ngadalë ajo largon njollat, të cilën gjë brusha e zakonshme nuk e bën. Në fakt, përdorimi i brushës elektrike largon edhe njollat e 'vjetra", pa dëmtuar smaltin.

(Kosova Sot Online)