Shenjat që paralajmërojnë se keni nevojë për më shumë gjumë

  • 26 September 2019 - 08:32
Shenjat që paralajmërojnë se keni nevojë për më shumë gjumë

Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe psikik. Për fat të keq, krejt çfarë është e tepërt lë pasoja negative, e po ashtu edhe mungesa e gjumit.



E SHTYNI ALARMIN NË MËNGJES DISA HERË

Shtyrja e alarmit në mëngjes shkaku i gjumit tregon se nuk keni fjetur aq sa duhet apo cilësia e gjumit tuaj nuk është e mirë.

GJATË FUNDJAVËS ZGJOHENI VONË

Nëse gjatë fundjavës zgjoheni vonë, ka shumë gjasa që të vuani nga pagjumësia dhe në këtë mënyrë trupi juaj provon ta kompensojë mungesën e tij. Për fat të keq, gjumi shtesë kurrsesi nuk mund t'i zëvendësojë orët e gjumit, e kështu mund të ndodhë që ta çrregulloni ritmin e gjumit.

JENI TË INATOSUR DHE TË ACARUAR

Është dëm i madh që shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa negativisht mungesa e gjumit ndikon në disponimin tuaj. Gjumi ka domethënie të fortë për kontrollin e emocioneve.

SHPESH KENI KOLLË DHE FTOHENI

Shumë studime kanë vërtetuar se mungesa e gjumit ndikon negativisht në sistemin imun.

KURRSESI TË HUMBNI NË PESHË

Mungesa e gjumit është shkas i mbipeshës. Kur trupi nuk merr gjumë të mjaftueshëm, sekreton më shumë hormone që stimulojnë oreksin.

(Kosova Sot Online)