Si t'i “ngushtoni” venat e zgjeruara

  • 26 September 2019 - 08:35
Si t'i “ngushtoni” venat e zgjeruara

Nga dhimbjet e shkaktuara si pasojë e venave të zgjeruara vuajnë rreth 25 për qind e femrave dhe 15-20 për qind e meshkujve, por në bazë të disa të dhënave, vuajnë rreth 40 për qind e popullatës në përgjithësi. Venat e zgjeruara shfaqen në moshë të re, trashëgohen në bazë të gjeneve, por se zhvillimi i tyre në shumicën e rasteve varet prej mënyrës së jetës, përkatësisht qëndrimit ulur.

Për shumicën e njerëzve, venat e zgjeruara janë vetëm problem estetik dhe nuk shkaktojnë shumë telashe. Disa njerëz ankohen shkaku i ndjenjës së peshës në këmbë, djegie, të kruara dhe ngjashëm, e te disa mund të shkaktojnë edhe dhimbje.

VAJI I ULLIRIT DHE AVOKADO

Antioksiduesit nga pemët dhe perimet mbrojnë indet e enëve të gjakut nga dëmtimet që i shkaktojnë radikalët e lirë. Prandaj, nuk duhet ta shmangni as çokollatën e zezë, kafenë, e as verën e zezë. Vaji i ullirit është i pasur me vitamina E, që mbron enët e gjakut.

PARANDALONI OSE SHËRONI!

Venat e zgjeruara mund të parandalohen përmes ushqimit, kontrollit të peshës trupore, me ushtrime të rregullta dhe me shmangien e temperaturave të larta. 

(Kosova Sot Online)