Ushqimet që mbrojnë shëndetin në sezonin e gripit

  • 26 September 2019 - 15:21
Ushqimet që mbrojnë shëndetin në sezonin e gripit

Mendimet për vaksinën kundër gripit janë të ndara, e derisa të vendosni se cilën anë do të mbani, ju paraqesim disa nga artikujt bazë, që ruajnë shëndetin tuaj. Farat e kungullit - janë përplot me zink, të cilat ju ndihmojnë rruazave të bardha të gjakut që të luftojnë sëmundjet.

Tuna - është burim i hatashëm e selinos, i cili ruan qelizat nga dëmtimi si pasojë i ndikimit të radikalëve të lirë dhe forcon imunitetin. Kërpudhat - janë përplot me beta-glukan, që i ndihmojnë trupit të luftohet kundër infeksioneve. Patatja e ëmbël - është e pasur me vitamina A, luftëtarin kundër radikalëve të lirë, të cilët mund ta ulin imunitetin.

Çaji i gjelbër - kënaquni në gotën e çajit të gjelbër dhe do t'i ndieni të gjitha të mirat e antioksiduesve me të cilat është i pasur. Nëse shtoni pak mjaltë dhe limon, efekti do të jetë edhe më i mirë. Jogurti - probiotikët, të cilët gjenden në jogurt, i ndihmojnë trupit që ta ruajë sistemin e fortë imun.

(Kosova Sot Online)