Ilaçi për shkrirjen e gurit në veshka dhe lukth

  • 26 September 2019 - 15:24
Ilaçi për shkrirjen e gurit në veshka dhe lukth

Ndër problemet e shpeshta që shfaqet te njerëzit janë rëra dhe gurët në veshka apo në lukth. Problemi në rastet më të shpeshta shkaktohet nga uji dhe mënyra e ushqimit.

PËRBËRËSIT:

• 250 g sheqer pluhur, • 0.25 l vaj ulliri, • 250 g limon me lëvore, • 250 g rrënjë majdanozi, • 250 g mjaltë.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Limonin e pastroni mirë. Pasi ta keni pastruar, e preni në pjesë dhe e vendosni në blender apo ndonjë pajisje tjetër, për ta bërë sa më të imët. Rrënjët e majdanozit i ndani në pjesë dhe i imtësoni sikurse limonin. Përzieni gjithçka e më pas shtoni edhe mjaltin, vajin ullirit dhe sheqerin pluhur.

Përbërësit i përzieni derisa të bashkohen. Për problemin e gurëve në veshka dhe lukth nevojitet të merrni një lugë të madhe të supës në mëngjes dhe në mbrëmje, para gjumit. Masën ta ruani në frigorifer gjatë gjithë kohës, në një kavanoz prej qelqi. Masa ka shije të këndshme. Duhet përmendur se gjatë përdorimit të ilaçit, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje.

(Kosova Sot Online)