Tymi i duhanit shkakton rritje të peshës

  • 27 September 2019 - 08:52
Tymi i duhanit shkakton rritje të peshës

Tymi i duhanit te duhanpirësit pasivë shkakton ndryshim të funksionimit të qelizave dhe trashje, ka treguar një studim i shkencëtarëve nga Universiteti amerikan "Brigham Young". Shkencëtarët i kanë ekspozuar kafshët laboratorike ndaj tymit të duhanit, e më pas e kanë përcjellë reagimin e tyre. Është parë se tymi i duhanit shkakton ndryshim të funksionimit të qelizave.

Molekula "Seramid" te qelizat shkakton një rezistencë më të madhe ndaj insulinës, gjë që nga ana e vet shkakton mbipeshë. Njëri nga shkencëtarët, Benjamin Bikman, ka treguar se tymi i duhanit është i dëmshëm sidomos për fëmijët. Ai te ta shkakton probleme kardiovaskulare dhe ndryshime në metabolizëm. Nëse testimet tregohen të suksesshme, atëherë ky trajtim do të mund të gjente përdorim edhe te njerëzit. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën "Journal of Physiology".

(Kosova Sot Online)