Artikujt që zbutin tensionimet dhe përmirësojnë disponimin

  • 28 September 2019 - 09:30
Artikujt që zbutin tensionimet dhe përmirësojnë disponimin

Me siguri e dini që përmes ushqimit nuk mund të largoni problemet - vetëm do ta rritni masën e belit nëse hani tepër dhe nëse ushqeheni dëmshëm. Por, Drew Ramsey, psikiatër nga universiteti Kolumbia, e di cilat prej ushqimeve në mënyrë magjike largojnë stresin.

BOLLGURI ME KANELLË DHE MJALTË

Një tepsi e ngrohtë me bollgur, posedon karbohidrate të shëndetshme, që ndikojnë në sekretimin e hormonit serotoninë. Pasi që bollguri përmban edhe fibra, të cilat treten ngadalë, nuk shkakton kërcim të sheqerit në gjak. Kanella (për të cilën është vërtetuar që zbut frustrimet) dhe një lugë mjaltë do të kënaqin nevojat tuaja për ëmbëlsirat.

ÇOKOLLATA E ZEZË ME BADEM

Një studim zviceran ka vërtetuar që çokollata zvogëlon nivelin e hormonit të stresit. Pos kësaj, ul shtypjen e gjakut sikurse ilaçet. Bademi, nga ana tjetër, është i pasur me yndyra që përmbajnë proteinat që dhurojnë energji, e një studim tjetër ndërlidh bademin me zbutjen e depresionit.

JOGURTI DHE FRUTAT E MALIT

Në jogurtin pa kalori hidhni fruta mali. Jogurti është burim i proteinave që dhurojnë energji dhe kalcium. Nga ana tjetër, frutat e malit përmbajnë antioksidues, që zbutin stresin dhe vitamina C, që janë të mira për imunitet.

(Kosova Sot Online)