4 këshilla për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit

  • 28 September 2019 - 09:33
4 këshilla për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit

Që sot kujdesuni për shëndetin tuaj dhe në këtë mënyrë ulni rrezikun për kancer .



Vezë për kafjall

Hulumtimet kanë treguar që substancat që gjenden në vezë, janë të shkëlqyeshme për pakësimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.

Hani fibra!

Shtresat dhjamore në trup ndihmojnë në krijimin e estrogjenit, të cilat i ushqejnë qelizat kancerogjene. Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra ndihmon në humbjen në peshë.

Merruni me sport!

Ushtroni së paku 30 minuta në ditë, pesë ditë në javë. Ushtrimet në masë të madhe ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e ndryshme, e një prej tyre është kanceri i gjirit.

Pakësojeni alkoolin!

Personat që brenda javës konsumojnë 14 apo më shumë pije alkoolike shtojnë rrezikun që të preken nga kanceri i gjirit. Prandaj, largojeni alkoolin nga përdorimi i përditshëm.