Zbulohet si të parandalohet përhapja e kancerit

  • 29 September 2019 - 08:48
Zbulohet si të parandalohet përhapja e kancerit

Ekspertët britanikë kanë zbuluar si të ndalojnë rritjen e tumoreve që do të mund të rezultonte me metodat e reja në bllokimin e shumë kacereve, por edhe të parandalojë humbjen e shikimit, i cili përcjell degjenerimin makular. Universiteti Bristol dhe Notingem, kanë zbuluar se një molekulë e vetme luan rol kyç në krijimin e qelizave të reja.

Tumoret për rritje kanë nevojë për furnizim të rregullt me ushqim përmes enëve të gjakut, prandaj ndalimi i krijimit të enëve të reja të gjakut parandalon krijimin e qelizave të kancerit dhe përhapjen e tyre. "Kemi ardhur në përfundim që bllokimi i aktivitetit të molekulës "SRPK1" do të mund të parandalonte zhvillimin e kancerit", ka thënë autori i studimit Sebastian Oltean.

(Kosova Sot Online)