3 këshilla efektive kundër rënies së flokëve te meshkujt

  • 29 September 2019 - 10:48
3 këshilla efektive kundër rënies së flokëve te meshkujt

Tullaceria e trashëguar është lloji më i shpejtë i humbjes së flokëve te meshkujt. Ja disa këshilla si ta nxitni rritjen e flokëve dhe ta ngadalësoni humbjen e qimeve .

USHQIMI I PASUR ME PROTEINA DHE PERIME

Pasojat aspak të këndshme të rënies së flokëve mund t'i ngadalësoni me mënyrën e ushqimit mediteran. Për rritjen e flokëve ju nevojiten aminoacide esenciale dhe hekur, të cilat mund t'i gjeni në ushqimet e pasura me hekur si mish, peshk, vezë dhe fruta me lëvozhgë të fortë. Rritjen e flokëve e përshpejton edhe vitamina B, që mund t'i gjeni në banane, bizele dhe avokado.

MASAZHI I QIMEVE

Një masazh prej dhjetë minutave forcon rrënjët e flokëve dhe kështu e ngadalëson rënien e qimeve. Ky lloj i masazhit sjell më shumë oksigjen në folikulat e flokëve dhe kështu siguron rritje më të fortë të qimeve.

PRODHIMET KOZMETIKE

Ilaç zyrtar kundër tullacerisë zyrtarisht për fat të keq nuk ka, por ekzistojnë shumë preparate të kozmetikës që ndihmojnë në ngadalësimin e rënies së flokëve. Këto produkte janë të pasura me aminoacide, që nxitin rritjen e flokëve dhe ngadalësojnë rënien.

(Kosova Sot Online)