Dëshironi t’i arrini të 100-tat: hani këto ushqime!

  • 29 September 2019 - 10:51
Dëshironi t’i arrini të 100-tat: hani këto ushqime!

Nuk ka ndonjë pilulë magjike për t'i arritur të 100-at. Këshilla më e mirë është: Hani ushqim, por mos e teproni! Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet me të cilat, nëse i konsumoni rregullisht, mund t'i arrini të njëqindtat Pastrojeni gjakun me pijet nga panxhari, karota ose hudhra!

HANI JOGURT!

Për çdo ditë hani jogurt me pak yndyrë. Është i pasur me probiotik, për të cilin ekspertët dhe shkencëtarët pohojnë se është kyç në forcimin e sistemit imun.

HANI PESHK PËR DARKË!

Hani mish peshku dy deri tre herë në javë. Përkujdesuni që ta hani një peshk me yndyrë, si salmoni, i cili është i pasur me aminoacide omega 3, që dihet për dobitë e tij kundër inflamacioneve.

PËRQENDROHUNI NË FIBRA!

Hani fibra, së paku 25 gramë në ditë. Këtë mund ta arrini duke ngrënë fruta, perime të gjelbra dhe flluska. Ushqimi i pasur me fibra ul rrezikun që të vdisni nga shumë shkaqe, sidomos nga kanceri.

HANI ARRA!

Do të ishte mirë të përcaktoheni për ushqime të grimcuara, sidomos për arra, lajthi dhe fëstëkë. Të gjitha këto ushqime ju ndihmojnë t'i luftoni sëmundjet e zemrës.

MOS HIQNI DORË PERIMET!

Hani së paku pesë fruta dhe perime brenda ditës, madje preferohet sa më shumë, në mënyrë që ta ulni rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës, pika në tru dhe kanceri.

MOLLËT

Derisa ne plakemi, vlerat ushqyese ndryshojnë. Por, ajo që mbetet është se mollët duhet t'i konsumoni në secilën moshë që jeni, nëse dëshironi t'i arrini të njëqindtat. Janë të pasura me shumë vitamina, e po ashtu mos harroni faktin se lëvorja e mollës është shumë e shëndetshme.

(Kosova Sot Online)