Mposhteni kollën: 6 ‘bonbonet’ natyrale, me të cilat merrni frymë lehtë

  • 30 September 2019 - 13:58
Mposhteni kollën: 6 ‘bonbonet’ natyrale, me të cilat merrni frymë lehtë

Është koha e ftohjeve sezonale, të cilat përcillen me kollë dhe probleme me bronket. Në vend të shurupeve të mjekut, më mirë përcaktohuni për dhuntitë nga natyra dhe recetave të thjeshta shtëpiake Tinktura shëruese për pastrimin e enëve të gjakut.

MJALTI

Pas kollës së rëndë, fyti ju bëhet i ndjeshëm dhe dhemb. Atëherë duhet të reagoni me ushqimet qetësuese që ndalojnë kollën e mëtutjeshme dhe gjithë trupit i dhuron qetësi dhe pushim. Mjalti natyral i bletëve shihet si zgjidhje reale. Përpini një ose dy lugë mjaltë, e me të mund të ëmbëltoni edhe çajin dhe qumështin.

XHENXHEFILI

Kjo bimë rrënjësore aziatike është aleat në shërimin e ftohjeve. Këtë erëz aromatike mund t'ia shtoni gjellëve apo përgatitni lëng të nxehtë nga xhenxhefili, sepse i njëjti ju ndihmon në ndalimin e kollës së thatë. HUDHRA Hudhrën, shumica e quajnë antibiotik natyral që shkatërron bakteret dhe viruset, prandaj nuk është çudi pse hudhra nga familja e qepës luan rol të rëndësishëm në parandalimin e kollës. Nxirrni pak lëng nga hudhra dhe përzieni me ujë të ngrohtë.

SPECAT PIKANTË

Specat janë të pasur me kapsaicinë - alkaloid natyral i cili nxit substancat analegjtike dhe kështu zbut dhimbjet në trup. Dhimbjet në fyt për këtë arsye i zgjidhni përmes supës së ngrohtë, të cilave mund t'ju shtoni pak speca pikantë.

BADEM

I Besoni apo jo, bademi konsiderohet si ilaç natyral kundër kollës dhe problemeve të tjera respiratore. Merrni një grusht me badem e më pas e imtësoni, më pas e përzieni me një lëng prej portokalli. Këtë përzierje përdoreni disa herë në ditë.

BIMËT SHËRUESE DHE FARAT

Pijet e ngrohta janë receta më e mirë për qetësimin e fytit të irrituar. Në luftën kundër kollës, ju ndihmojnë çajet e përgatitura nga bimët si menta, e cila shëron infeksionet dhe dhimbjet në fyt. Kollën mund ta ndalni edhe me pije të nxehta nga farat e lirit, që mund ta erëzoni me limon dhe mjaltë.

(Kosova Sot Online)