3 gjëra të cilat gjuha i tregon për shëndetin tuaj

  • 01 October 2019 - 09:26
3 gjëra të cilat gjuha i tregon për shëndetin tuaj

Ndoshta mendoni që simptomat në gjuhë, si ngjyra e pazakonte dhe cilësia, nuk janë asgjë e posaçme, por ajo që ndodh në gjuhën tuaj është pasqyrë e asaj që ndodh me shëndetin tuaj në përgjithësi Njollat e bardha:

Nëse vëreni ndryshime të këtij lloji, patroni gjuhën çdo mëngjes dhe mbrëmje së paku shtatë deri dhjetë ditë, për t'u bindur se ky problem nuk ka lindur si pasojë e higjienës jo të mirë. Nëse edhe më tutje janë të pranishme, kjo është shenjë e leuklapisë, të cilën e shkaktojnë duhani dhe përdorimi kronik i alkoolit.

Pamja e gërshetuar apo me shirita: Një dukje si kjo mund të sinjalizojë në sëmundje kronike, që shfaqet kur sistemi imun bie në gojë. Femrat e moshës së mesme më së shpeshti "goditen" me këtë sëmundje. Gjuha e skuqur: Gjuha e skuqur shpeshherë shkon "krah për krah" me ftohjet dhe pezmatimin e fytit. Ngjyra e kuqe më e theksuar do të thotë se keni skarlatinë. Me këtë shfaqet edhe temperaturë shumë e lartë, por mund të shërohet përmes antibiotikëve. Skuqja e gjuhës mund të shkaktohet edhe si pasojë e humbjes së shqisës së shijes, që ndodh si pasojë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve.

(Kosova Sot Online)